Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”,.
Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student. Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student.
Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e drames dhe më pas mbetet pedagog i mjeshterise se aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademive.
Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik (rreth 13 role).
Role te tjera te spikatura per aktorin Xhevdet Ferri jane edhe ai i Artanit ne “Sketerre 43`” (1980); Pali ne “Besa e kuqe” (1982); Sandri ne “Vendimi” (1984); trimi ne “Perralle nga e kaluara” (1987); Martini ne “Treni niset ne 7 pa pese” (1988); Gjon Kadri ne “Vitet e pritjes” (1990); Me rolin e Sakos, ne filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin serish ne nje pike te larte artistike te interpretimit.
Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendres Kombetare te Kinematografise, duke e marre serish kete post ne vitin 2006. Ndersa ne vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombetar. Eshte specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford. Në periudhen kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor. Ne vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate.
Ka ndërruar jetë me 16 Janar 2020 nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht në moshën 59- vjeçare. Xhevdet Ferri i njohur në rrethim e miqve të ngushtë dhe si Xhoda prehet në varrezat e Sharrës