Nga Anri Bala
Mbaj mend mirë, kur isha fëmijë, se për mik kisha gjithmonë një kone të vogël, të cilën me keqardhje, me kalimin e muajve, mu desh ta largoja… vetëm se lehte shumë! Mua nuk më bezdiste shumë… por fqinjët, kalimtarët, e nganjëherë edhe “shurdhët”.
Mirëpo, pas gjithë këtyre viteve, shikoj rreth vetes aq shumë kone, sa është e pamundur të rrish veshmbyllur me dyllë, në hermeticitetin e mendjes tënde. Kur kujtoj “urtësinë” e kones sime, krahasuar me këto të sotmet, ndjehem i keqardhur dhe i penduar për padrejtësinë që i bëra kafshës së gjorë.
Nuk po kërkoj të gjykoj kafshën besnike, mikun më të mirë të njeriut, por për mutacionin e rracës së tyre, lehësit me dy këmbë, që po gëlojnë çdo ditë e më shumë, si minj që dalin nga gjirizi, pas thatësirës në kërkim të ushqimit… m***t.
Tashmë, ata kanë marrë formën e llojit të tyre dhe aq të shumtë janë në numër, sa që duken si specie të zakonshme, e në shumë raste edhe qeni me katër këmbë, do të ndihej i fyer dhe i turpëruar nga rraca e re e dykëmbshave lehës.
Raca më e përhapur e lehësave, është ajo e lehësave të uritur, sepse askush nuk ua var dhe kockat që i’u hedhin për mëshirë, nuk mjaftojnë as për të kruajtur dhëmbët. Të ardhur nga një kohë e shkuar, që hanin dhe pinin papushim, mjafton që të lehnin për “bamirësitë” e hajdutërisë, sot ata ndjehen të rrezikuar.
Kjo racë, quhet anal-istë, specialistë, moderatorë, demokomunistë dhe shërbëtorë. Nga këta mund të gjeni me shumicë nëpër shtëpitë tuaja, jo poshtë krevatit, por ballë përballë dhe i blini shtrenjtë me para, që t’iu neverisin edhe atë, që duhet t’iu argëtonte… ekranin!
“Të mallkuar!”, i shani ju. Por në fakt, të mallkuar jemi ne, që i shikojmë, i dëgjojmë dhe i komentojmë! Pak rëndësi ka se i shan, i fyen apo i përbuz, ata lumturohen edhe kur një mijë herë ua q* nënën, sepse morali për ta nuk vlen asgjë para të të ndjerit të vetes i vlerësuar… si i poshtër!
Lehësit e dytë, janë ata që jetojnë e majmen me lehjen. Këto janë më të rrezikshmit… lehësit e ngopur, por që “qajnë” për të pangopurit. Janë një tufë, që lehin me të njëjtin zë, me të njëjtën kuisje dhe nuk pushojnë duke ulëritur për dhimbjet e prapanicave të të tjerëve, që i kanë kafshuar e coptuar po vetë… me dhjetra herë. Këta janë më të privilegjuarit, sepse jemi ne më “të përçudnuar”, nga plagët që na kanë shkaktuar!
Këto nuk jetojnë në “kolibe shtëpi”, por në pallate dhe salla, ku lehin papushim, deri sa të tresin pak nga ato, që u kanë rënë keq në stomak… poshtërsitë! Si i tresin thoni ju? Fare thjesht! Duke i vjellë dhe hedhur në surrat, atyre që kanë pranë. Këto quhen “politikanë zezan”, e zeza e këtij vendi, që mosqofshin kurrë racë njerëzore.
Lehësit e tretë, janë një tufë më e vogël. Janë ato që lehin, se duhet të lehin, megjithëse nuk u hedhin kocka e as nuk i’u trembet kush, por njerëzit u gjuajnë me gurë. A e dini pse?! Sepse ata kanë lehur aq shumë, me “zëra të ndryshëm”, e pavarësisht nga ndryshimi që ka pësuar lloj i tyre, edhe sikur të ndërrojnë 100 lëkurë, qen të tillë, njerëz nuk bëhen kurrë.
Gjithsesi, për të mos u ngrënë hakun, janë punëtorë të detyruar, duke pritur me dyshim nëse do të vijë edhe njëherë ajo ditë për sojin e tyre… kur “hante qeni petulla”! Këta janë këlysh politikanësh, ushtarë të bindur, që marrin përsipër rolin e “xhandarit ruajtës”, deri në poshtërimin e vetvetes. Aq të pavetëdijshëm janë nga halli që i ka gjetur, sa nuk arrijnë të kuptojnë, se përse i qëllojnë me gurë sa herë që lehin?
Tregohen çdo ditë qesharakë e budallenj, kur pyesin të zotin e tyre: Unë leha mirë për ty shef, përse po ma q*n nënën kaq shumë njerëz?!
Lehësit kryesor, që i renditëm të katërtit, jo për nga rëndësia, por nga numuri, janë Kryelehësit dhe udhëheqësit e tufës së të gjithë llojeve të lehësave. Janë ato lehës “pa dhëmbë”, por që kanë kafshuar shumë copa dhe llokma në këtë vend, e nuk pushojnë së lehuri, të trembur deri në palcë për fundin që po i pret.
Ata ulërasin kudo dhe kundër cilitdo njeriu që u del përpara dhe i qëllon me pështymë, e që atyre ju duket si plumb. Ato fyejnë, mallkojnë, shajnë e qajnë, se po i nënvlerësoni, e kërcënojnë, se një ditë do të vendosin “çatall” për të bluar dhe hekur.
Të gjorët ëndrrimtarë, e dinë mirë që kurrë nuk ka për të ndodhur, por askush nuk i ndalon të ëndërrojnë. Kryelehësi i madh është aq i ekzaltuar me ëndrrat që shikon, sa që i ka mbushur mendjen vetes se janë të vërteta, ndaj i tregon nga mëngjesi deri në mbrëmje, për të parë se sa dëgjues ka në ato vende ku e ftojnë të lehi.
Të gjithë llojet e lehësave të mësipërm janë pjellë e Kryelehësit, që erdhi nga një sistem, që të drejtën e lehjes e kishte vetëm ai dhe soji i tij, sepse e folura ishte e ndaluar… për njerëzit. Hibridët e racës qen-njeri po shtohen! Ky mutacion, është një fatkeqësi e madhe për këtë popull dhe për këtë vend. Lehësave nuk duhet tu shajmë nënën, por t’i ua “q**më nënën”, duke u vendosur zinxhirë në qafë./Ekskluzive.al