Pas më shumë se një viti, Italia do të hapë së shpejti kufijtë për udhëtarët shqiptarë. Në mes të majit vendi fqinj do të pranojë të gjithë udhëtarët me pasaporta vaksinimi, ose tampon negativ, duke hequr edhe karantinën e detyrueshme prej pesë ditësh.
Vendimi do të hyjë në fuqi jo vetëm për qytetarët e vendeve europiane, por edhe ata të vendeve të treta. Që nga fillimi i pandemisë, shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Italisë vetëm për aryse thelbësore, si udhëtime pune ose arsye mjekësore. Shumë shqiptarë nuk kanë mundur të udhëtojnë si zakonisht drejt Italisë për të takuar familjarët e tyre që jëtojnë dhe punojnë në vendin fqinj, apo të udhëtojnë për arsye turistike.
Megjithatë, duke filluar nga 15 maji, Italia duket se do të hapë dyert për turistët, duke mos pritur daljes e pasaportës europiane në mesin e qershorit.
“Pandemia na ka detyruar të mbyllemi përkohësisht, por Italia është e gatshme të mirëpresë botën”, tha Kryeministri italian Mario Draghi në një konferencë shtypi të martën pas një takimi të ministrave të turizmit të G20, i cili po kryesohet nga Italia.
“Certifikata e gjelbër dixhitale e BE do të jetë “plotësisht funksionale” nga gjysma e dytë e qershorit dhe do të lejojë turistët të udhëtojnë pa pasur nevojën e karantinës, për sa kohë mund të provojnë se janë rikuperuar nga COVID-19, janë vaksinuar ose janë testuar negativ, “tha Draghi.
Por ai shtoi se Italia nuk do të presë miratimin e BE. Nga mesi i majit, turistët mund të marrin një leje të lëshuar nga Italia, tha ai. “Kështu që është koha që ju të rezervoni pushimet tuaja në Itali. Ne shpresojmë t’ju mirëpresim së shpejti.”
Italia jo vetëm që dëshiron të nisë skemën e saj të kalimit të gjelbër, por gjithashtu ta hapë atë për vendet jo-BE anëtarë të BE-së, përfshirë edhe SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, tha ministri i Turizmit Massimo Garavaglia.
“Lëshimi i lejes në mes të majit “do të na ndihmojë të mos jemi në disavantazh konkurrues ndaj vendeve të tjera që tashmë kanë hapur dyert për turistët”, tha ai.
Ky vendim i Romës zyrtare tregoi edhe njëhere se koordinimi është problemi kryesor për heqjen e kufizimeve të udhëtimit. Qytetarët e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor nuk mund të udhëtojnë në asnjë nga vendet nëse nuk kanë arsye thelbësore, por udhëtimi pritej të rifillojë në qershor, kur BE do të nisë përdorimin e pasaportës së vaksinimit.
Megjitatë, vendet e varura nga turizmi si Italia, Greqia dhe Qipro po nxitojnë të hapin kufijtë për turistët. Sic mëson gazeta Si, Greqia pritet të hapë po ashtu më 14 maj kufijtë për shqiptarët.
Humbja e turistëve të huaj vitin e kaluar i kushtoi Italisë 28 miliardë euro, sipas ministrit Garavaglia. Vendet e tjera të Mesdheut kanë ndjerë gjithashtu ndikimin e pandemisë dhe ministrat e G20-ës vunë në dukje se vitin e kaluar numri i turistëve ra me gati tre të katërtat që kushtuan 62 milion vende pune në të gjithë botën.
“Rinisja e udhëtimeve dhe turizmit është thelbësore për rimëkëmbjen ekonomike globale,” thanë ministrat në një komunikatë të përbashkët.
Udhëzimet e “Romës” mbi të ardhmen e turizmit, të cilat ministrat e G20 miratuan të martën, nxjerrin në pah rëndësinë që do të ketë testimi dhe certifikatat e vaksinimit për hapjen e sezonit turistik.