Nga Artan Fuga
Nje propagande etnocentrike ngre koken gjithandej: nje patriotizem bosh pa permbajtje.
Ne kemi plazhet me te mira ne bote.
Ne kemi rritjen me te madhe te turizmit ne bote
Kryeqyteti yne eshte kryeqyteti i kultures evropiane.
Ne jemi celesi i stabilitetit ne Ballkan.
Ushqimi i kuzhines sone eshte me i miri ne Evrope.
Diellin ndricon me mire se kudo te ne.
Ne bejme tunelet me te mira ne bote.
Ne thyejme rekorde ne kampionatin evropian te futbollit dhe do te shkojme ne boteror.
Ne organizojme samitet evropiane te BE.
Ne hedhim satelite, vendet fqinje jo.
Ne kemi shpikur te paret gjuhen me te cilet flasin sot njerezit.
Ne jemi vendi me mikeprites per afghane, iraniane dhe per cdo gjyhnaqar tjeter ne bote.
Ne paguajme te paret, me mire se te tjeret, detyrimet financiare per nato-n.
Ne kemi prodhuar te paret autoblinden burg dhe ambulance njekohesisht.
Ne kemi shpikur viagren, inteligjencen artificiale.
Ne kemi letersine me te mire ne bote, por se Nobeli n’a ka bere padrejtesi.
Ne kemi qene diktatura me e tmerrshme ne bote.
Ne i kemi dhene osmanllikut veziret me te medhenj.
Mesi, Napoléoni, Ataturku, Aleksandri i Madh, etj. jane te gjithe shqiptare.
Ne mbrojtem Perendimin nga sulmi otoman duke percaktuar rjedhen e historise se botes
Italia, Greqia, Rumania, Turqia, Egjypti, etj u bene shtete moderne udhehequr nga shqiptaret, as nuk e diskuton njeri.
Shqiptaret kudo ne Ballkan kane si qender administraten e Shqiperise.
Ne jemi edhe qendra e rrjeteve te droges ne bote.
Defekti qe la pa drita Ballkanin e kishte qendren ne Shqiperi.
Mafia shqiptare eshte me e forta ne bote.
Ne
Ne
Ne
Qe ka ketu nje naivitet nga njerez qe nuk kane dale nga lagjia e tyre, kjo nuk ka diskutim.
Qe ka nje delir madheshtie te nje pjese te nje kombi te vogel, s’mund ta mohoj dot.
Qe ka nje harrese per ta pare me sy kritik veten, semundja e epokes ne ëeb, edhe kjo nuk ka diskutim.
Qe eshte propagande per t’i bere qejfin lacove te rruges, pa dyshim.
Por, qe eshte edhe nje perpjekje servile nepunesish per t’i bere qejfin shefit te tyre, pa diskutim.
Qe njeriu merzitet ne vobektesine e tij nese nuk beson se eshte ne qender te botes, edhe kete e di.
Me shekuj besonte se Toka eshte qendra e Universit se Mesdheu eshte mesi i Botes, edhe kete e kemi trashegim te lashte.
Ne jetojme nen nje propagande elektorale te perhershme, dite nate, 24 mbi 24, 7 mbi 7.
Qe eshte bere qe kopilat me pushtet te njihen me njeri tjetrin si forme parullash fallco, e dyshoj shume.
Por edhe qe ka debile dhe debila qe e besojne kur e thone se jemi me te miret ne bote dhe rrudhen kur ua kundershton, kjo vertete me trishton.