Pushtoi të gjitha mediat rozë duke deklaruar publikisht se ishte e dashura e një deputeti të martuar, por Anxhelina Shala duket se nuk ka ndërmend të ndalet.
Pasi bëri publike lidhjen e saj me deputetin kosovar Haxhi Shala nëpërmjet publikimit të fotografie, duket se i ka dërguar një tjetër mesazh, politikanit.
Bukuroshja duket se ka treguar se ndarja nga deputeti, i cili i pyetur nga mediat ka deklaruar se nuk e njeh, e ka lënduar tepër.
Nëpërmjet një fotoje në Instagram, ajo shkruan se preferon të lëndohet, më mirë se sa të ketë një ndërgjegje të vrarë.
Vetëm pak kohë më parë, këngëtarja ka shpërndarë ditën e sotme të tjera momente intime.
Ata shfaqen në shtrat duke shkëmbyer puthje pasionante.
Bukuroshja nuk është ndalur me kaq dhe ka postuar edhe një foto tjetër ku ata shihen të ulur në një lokal pranë njëri-tjetrit.
Theksojmë se në një intervistë për mediat, ajo u shpreh se e kishte njohur politikanin 17 vite më parë dhe se shkak për ndarjen e tyre kishte qenë martesa e deputetit me gruan e tanishme.
Këngëtarja deklaroi se kur e kishte takuar në Berlin pas 17 vitesh nuk e kishte ditur që ai ishte i martuar dhe lidhja e tyre kishte rinisur.
Pas intervistës Anxhelina “zhduki” të gjitha fotot nga rrjetet sociale, duke i bërë të gjithë të kuptonin se lidhja e tyre kishte marrë fund.
Megjithatë të gjithë duket e paskemi pasur gabim, pasi ditën e sotme, këngëtarja i është rikthyer postimeve, duke goditur publikisht deputetin.