Çdo gjë duket ideale në Malmo. Por nën sipërfaqe ka një realitet jo shumë romantik. Oficeri i policisë Glen Sjorgen punon në Rozengard, një periferi problematike në qytetin e tretë më të madh të Suedisë.
“Këtu rekrutohen vrasës. Rekrutohen në Suedi për të bërë vrasje në Danimarkë. Dhe vrasësit janë fëmijë, pasi kushtojnë më pak. Dhe nëse kapen, ata nuk marrin dënime të gjata”, thotë Glenn Sjøgren, oficer policie në Suedi.
Malmo në Suedi dhe Kopenhageni në Danimarkë janë prekur në muajt e fundit nga një valë dhune bandash. Persona të shumtë janë vrarë, ndërsa ka pasur edhe zjarrvënie dhe sulme me bomba.
Karolina Skold është drejtoreshë rajonale për kujdesin për rininë.
“Aktivitetet në rrjetet sociale janë një faktor relativisht i rëndësishëm përmes fëmijët përfshihen në këto ambiente”, shprehet Karolina Skold, aktiviste.
Krimi ndërkufitar mes Danimarkës dhe Suedisë ka bërë që oficerë danezë të punojnë në Suedi dhe anasjelltas.
“Duhet të punojmë ngushtë me njëri-tjetrin për të shkëmbyer informacionin”, thotë Sjøgren.
Kjo qasje e re, me policët që veprojnë në anën tjetër të kufirit, nuk është normale, por e nevojshme. Kjo për shkak të afërsisë, pasi ura “Oresund” prej 10 kilometrash lidh dy vendet.
Karsten Norton, gazetari më i njohur i kronikës së zezë në Danimarkë, ka mbuluar prej vitesh luftën mes bandave.
“Situata është shumë serioze. Vetëm në 4 muajt e fundit, sipas policisë, ka pasur 25 tentativa vrasjeje në territorin danez”, shprehet Karsten Norton, gazetar.
Dhe Norton nuk është optimist për të aradhmen e luftës së bandave si në Danimarkë dhe në Suedi.