Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka arrestua një punonjëse policie të komisariatit të Korçës.
Mësohet se punonjësja e policisë me iniciale L.L duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë.
Sakaq, raportohet se nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale.
Gjatë kryerjes së procedurave nga policia, rezultoi se punonjësja e policisë (jashtë shërbimit me mjetin në pronësi të saj) kishte konsumuar alkool, tej normave te lejuara.