Nedim Bajrami flet në konferencë: Çekia nuk na ka harruar ende, duan të shënojnë gol që në minutat e para
“Çekia nuk e ka harruar ende atë humbjen që ka marrë nga ne dhe barazimin në shtëpi. Do të kërkojnë hakmarrjen dhe do të jenë gati nga minuta e parë për të luajtur kundër nesh.
Do të japim maksimumin që të fitojmë kundër Çekisë, por nëse nuk ia dalim, me rëndësi është që të mos humbim. Kemi shumë mungesa, por kemi edhe shumë të tjerë që janë gati. Indrit Tuci erdhi dje, e kemi pritur shumë mirë.
Ata do të futen për të shënuar gol që nga minutat e para, por ne jemi gati për mënyrën sesi ata do të luajnë, të shohim se çfarë do të ndodhi, është një ndeshje tjetër nga historitë e kaluara të përballjes tonë”