Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel pas takimit me kryeministrin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, kërkoi dërgimin e një sinjali të qartë e të bashkuar për procesin e zgjerimit ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Zgjerimi është një prej temave më të rëndësishme në axhendën e presidencës kroate”.- u shpreh ai.
“Ne duhet të diskutojmë midis liderëve mundësinë për të modernizuar procesin e zgjerimit nga njëra anë dhe mundësitë që të japim me unanimitet, një sinjal të qartë për vendet e ndryshme si Shqipëria, apo si Maqedonia e Veriut. Ne do të përpiqemi në javët e ardhshme të vazhdojmë diskutimet në mënyrë që të jemi në gjendje të shprehim një pozicion të përbashkët europian,” – tha Presidenti i Këshillit Europian.
Sipas kryeministrit kroat Plenkovi synimi kryesor u samitit të Zagrebit është shtimi i kontakteve midis anëtarëve të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate.Para samitit të Zagrebit në maj ku do të diskutohet zgjerimi i BE-së, Komisioni Europian do të publikojë në shkurt një mini raport për Shqipërinë Maqedoninë e Veriut.
Ky raport vjen para prezantimit të metodologjisë së re të zgjerimit, që sipas burimeve diplomatike në Bruksel, pritet të miratohet në muajin mars.Me këtë metodologji, presidenti francez Macron ka kushtëzuar dhënies e dritës së gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë samtit të Zagrebit.