Presidentja e ardhshme e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka thënë se Maqedonia e Veriut, ashtu edhe Shqipëria kanë bërë përpjekje të mëdha për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përpjekje të mëdha për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, deklaroi presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian.
Me këtë reagim ajo gjeti rastin që t’i përgjigjet edhe vendimit të Francës, e cila theksoi se para se dy vendeve t’u hapen negociatat, më parë vendet e BE-së duhet të rifromatohen brenda vetë familjes.
Kujtojmë që presidenti francez, Emmanuel Macron vuri veton ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së në një samit të fundit në Bruksel, duke thënë se procesi i pranimit duhej të reformohej.