9-vjeçarja Ergesa Arrazi, e cila humbi jetën, pasi u hodh në lumë nga e ëma bashkë me dy fëmijët e tjerë do të përcillet sot për në banesën fundit.
Ceremonia mortore mbahet në orën 14:30. Ndërkohë, kërkimet në lumin Bunë po vijojnë ende për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 8 vjeçe dhe djalin 3 vjeç.
Ndersa vazhdon edhe sot në ditën e dytë të kërkimit operacioni në lumin Buna për gjetjen e trupave të nënës 39-vjeçare Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj të mitur 3 dhe 8 vjeç që u hodhën më datë 3 maj.
Ndërsa 9 vjeçarja është gjetur mbrëmjen e katër majit, polumbarët e Shkodrës po hasin vështirësi në gjetjen e trupave të tjerë. Në ndihmë të tyre në këtë operacion janë angazhuar dhe banorë të zonës me varka dhe gomone.