• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, April 10, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nenin 34 i Kushtetutëse ndalon dënimit 2 herë për të njëjtën vepër penale! Gjyqtarët sharlatan nuk janë analfabet funksional por të pacipë, që masakrojnë qytetarët duke shkelur ligjin

April 10, 2026
in Aktualitet, Debat

Gjykata Kushtetuese dhe Dhoma Kombëtare e Avokatëve zhvilluan një konferencë, ku u diskutua një nga parimet themelore të së drejtës penale, që ndalon gjykimin ose dënimin e dyfishtë për të njëjtën vepër penale.

Në thelb, ky parim garanton që një person nuk mund të ndiqet apo të dënohet më shumë se një herë për të njëjtën çështje, nëse për të ekziston një vendim përfundimtar gjyqësor.

Kryetarja e Gjykates Kushtetuese, Fiona Papajorgji, theksoi se ky parim nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën si zbatohet ligji, por me garantimin që askush të mos përballet dy herë me drejtësinë për të njëjtën vepër. Ajo vuri në dukje se sfida të rëndësishme lindin sidomos kur ndërthuren vendimet dhe procedurat e juridiksioneve të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Parimi “ne bis in idem” është i parashikuar shprehimisht në nenin 34 të Kushtetutës, i cili sanksionon parimin “e mosgjykimit dhe dënimit dy herë për të njëjtën vepër penale”, si garanci në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të individit në fushën penale. Ashtu sikurse është shprehur dhe Gjykata në jurisprudencën e saj ideja e këtij parimi nuk qëndron te mos zbatimi dy a më shumë herë i së njëjtës normë penale, por te ndalimi i ndjekjes ose dënimit penal të dyfishtë për një vepër penale për të cilën invidivi është shpallur më parë i pafajshëm ose është dënuar me një vendim përfundimtar. Në këtë kuptim, ai përbën një shprehje të drejtëpërdrejtë të parimit të sigurisë juridike”,- tha Papajorgji.

Ndërkohë edhe gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari e konsideroi të rëndësishme këtë parim të së drejtës.

“Në përmbledhje, ne bis in idem është i rëndësishëm sepse mbron individin, kufizon pushtetin penal dhe garanton stabilitetin e drejtësisë. Pa të, sistemi penal do të ishte i pasigurt dhe potencialisht i padrejtë.

Në thelb, “ne bis in idem” shpreh një ide të thjeshtë, por me peshë të jashtëzakonshme: askush nuk mund të ndiqet apo dënohet përsëri për një vepër penale për të cilën është shpallur më parë i pafajshëm ose është dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë. Ky parim lidhet ngushtë edhe me konceptin e “gjësë së gjykuar” – res judicata – duke garantuar qëndrueshmërinë e vendimeve gjyqësore, autoritetin e pushtetit gjyqësor dhe besimin e qytetarëve te drejtësia.”-tha Xhaferllari.

Në fjalën e tij, Ministri i Drejtësisë Toni Gogu theksoi se ky parim përfaqëson një nga garancitë themelore të shtetit të së drejtës, duke siguruar që askush të mos ndiqet apo ndëshkohet dy herë për të njëjtin fakt.

“Ne bis in idem nuk është vetëm një formulë juridike, por një garanci konkrete për qytetarin, që shteti nuk e përdor forcën e tij dy herë për të njëjtin veprim,” u shpreh ai.

Ministri vuri në dukje se zhvillimet e fundit në jurisprudencën europiane, si nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ashtu edhe nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, po krijojnë një realitet të ri interpretimi për këtë parim.

Sipas tij, sfidat kryesore lidhen me rastet kur një sjellje mund të ndiqet njëkohësisht në rrugë administrative dhe penale, si dhe me situatat ndërkufitare ku një vepër prodhon pasoja në më shumë se një shtet.

“Për Shqipërinë, sfida nuk është vetëm të përafrojë legjislacionin me Bashkimin Evropian, por të sigurojë që këto parime të zbatohen në mënyrë të qëndrueshme dhe në shërbim të qytetarit,” theksoi ministri.

Next Post

Apeli i GJKKO e ktheu në burg për 10 ditë, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako rekurs në Gjykatën e Lartë

GJL nisi rishikimin e praktikës së arrestit! Beqaj ironizon opozitën dhe Berishën: Do vazhdoj të qëndroj në burg si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi! Mos u "frikësoni", asnjë vendim nuk lidhet me rastin tim

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved