Një tjetër nënsekretar amerikan, këtë herë përgjegjës për kulturën dhe edukimin, trokiti në zyrën e Edi Ramës, që vetëm pak ditë më parë kishte pritur një prej përfaqësuesve më të lartë të Uashingtonit për çështjet e energjisë.
Misteri që po fshihet ndaj virusit/ Policia bastis zyrat e ministrave dhe zyrtavëve të lartë të Shëndetësisë, zbardhen akuzat e rënda
Marie Royce njoftoi kryeministrin se ajo nuk do të ishte e fundit. “Programet e shkëmbimit janë mënyra më e mirë për shqiptaret dhe amerikanët për të mësuar kultura të tjera, për të bërë miqësi dhe zhvilluar aftësitë, ju do të shihni shumë amerikanë këtu në Shqipëri, ju garantoj”, deklaroi nënsekretarja.
Rama pranoi se shqiptarët ishin mësuar të shikonin Amerikën si superfuqi në të tjera fusha, ndërsa sa i përket kulturës shkëmbimi kishte arsye të ishte në të dyja krahët.
“Më besoni, nuk janë pak ato që edhe ju mund të mësoni nga kultura jonë. Në fund të ditës, kultura është një sferë ku SHBA ka akoma për të mësuar nga shumë vende të tjera që kanë një histori më të gjatë dhe shumë më komplekse, të rrënjosur prej mijëra vjetësh”, deklaroi ai.
Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit Marie Royce do të qëndrojë disa ditë në Shqipëri. Pjesë e agjendës së takimeve të saj ishte edhe ai me presidentin Meta.
“Duhet të synojmë që sa më shumë studentë shqiptarë të arsimohen e edukohen në SHBA, por njëkohësisht, edhe krijimin e kushteve që ata të kthehen në vendin e tyre, për t’u bërë liderët e ardhshëm të tij”, ka theksuar Meta.