Pas marrëveshjes së arritur mes maxhorancës dhe opozitës në lidhje me Reformën Zgjedhore, ka reaguar OSBE në Shqipëri. Përmes një njoftimi në rrjete sociale OSBE thotë se e mirëpret marrëveshjen e sotme dhe e sheh atë si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore. E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca është e gatshme të vijojë të kontribuojë në procesin e reformës zgjedhore, në përputhje me mandatin e saj”, thuhet në njoftim.