Neritan Ceka, fjalëve të Ramës se ka dalë nga filxhani i Monika Kryemadhit i është përgjigjur duke thënë se ai nuk ka pirë asnjëherë kafe me Kryemadhin.
Ceka sqaroi se është takuar vetëm një herë, rastësisht, me Kryemadhin dhe i ka puthur dorën, që ka qëlluar Ramën me çizme.
“Rama në takimet e tij me popullin thotë që Neritan Ceka del nga filxhani i Monika Kryemadhi.
Tani e ka zvogluar objektin nga kazani, tepsia e timoni ka dalë tek filxhani.
Unë i them që nuk kam pirë as edhe një herë kafe me Monikën, e kam takuar një herë rastësisht dhe e pyeta se me kë dorë qëlloi me çizme Ramën dhe kur ajo ma tregoi i’a putha dorën”, tha Ceka në studion e “Provokacija”.
Më tej duke folur për raportet e tij me kryeministrin, Ceka tregon se si i ka shpëtuar 230 mln lekë, ku sipas tij do ia rrëmbente një ministre, të cilën Rama e ka shkarkuar nga detyra:
“Unë nuk i kam dhënë votë këtij sepse e njoh se kush është. E kam njohur shumë kohë më parë. Nuk ka rëndësi që t’i bëj biografinë dhe kam disa raporte mirë- keq.
E kam ndihmuar para ca kohësh. Kam raporte shkrij-ngrij, e mban mënd atë lojën.
Nuk ka qenë gjithmonë ky që është sot, por edhe tani nuk është gjithmonë i njëjti.
Unë kam pasur një raport ngrij-shkrij dhe tani jam ngrij sepse kam dalë nga filxhani i nxehtë i Monikës, më ka ngrirë.
Por para ca kohë i kam shpëtuar 230 mijë dollarë, 230 mln lekë, që donte t’ia rrëmbente njëra nga ato biondet ministre që ky e hoqi pastaj.
Ia shpëtova sepse kishte për t’ia përlarë. Si shpërblim më dërgoi një shishe me verë.
Nuk e kam më dhe as shishen nuk e ruajta si kujtim.
Por ishte verë e mirë për të thënë të vërtetën në atë kohë ishin në periudhën e “shkrirjes” dhe i kam dhënë edhe disa këshilla”.
Nga gjithë kjo histori e vërteta është dërgimi i një shishe vere jo për bjonden por në ditlindjen e Cekës një ritual i Ramës prej dhjet vitesh për artist, sportist, vipa dhe politikan që i njeh apo nuk i njeh i kujton me një shishe verë në çdo ditëlindje. Por Ceka siç duket sa herë i kujtojnë Ramën e kapin paranojat dhe i shfrenohet fantazia.