I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama është pyetur se a do të ndërhyjë Policia e Shtetit në rast se do të ketë përplasje mes dy palëve në PD.
Ai deklaroi se një godinë partie është pronë private dhe nuk mund të ndërhyhet, ndërkohë që shtoi se kompetencat janë të Policisë së Shtetit.
Rama: Kalanë nuk e mban asnjëri dhe as tjetri por një proces që do shkojë në degradim të vazhdueshëm. Nuk ka më rëndësi kush është kryetar, sepse nuk ka legjitimitet më nga asnjëra anë.
Është cenuar rëndë legjitimiteti i të dyja palëve, sepse e kanë braktisur bazamentin e lidershipit, që është qëllimi i përbashkët dhe mbrojtja e interesave të përbashkëta dhe janë futur në rrugën e marrëzisë. Janë hije që kacafyten në emër të së shkuarës. Njëri do të vijë dhe tjetri do ta mbajë.
Çani: Thotë Basha na duhet ndihma e forcave të rendit sepse jemi të kërcënuar.
Rama: Kjo është marrëdhënie e forcave politike me forcat e rendit. Në këtë pikë dhe këtë punë Edi Rama dhe qeveria nuk kanë punë. Janë pengje të njeri tjetrit. Në mënyrë cinike Edi Ramës i intereson sherri. Por në mënyrë pragmatike, i intereson qetësia. Një opozitë me të cilën mund të flitet. Të dyja këto janë të pamundura.