1 – Kur ishim fëmijë hipnin në makina që nuk kishin rripa të sigurimit ose airbags…
2 – Udhëtimi në pjesën e prapme të një furgoni të hapur ishte një eksperiencë e veçantë dhe ne ende e kujtojmë atë …
3 – Ne pinim ujë nga tubi i kopshtit në vend të shisheve të ujit mineral …
4 – Ne kaluam orë e orë duke ndërtuar karroca me rrota dhe lëshoheshim në rrugët poshtë dhe në gjysmë të rrugës, u kujtonim që nuk kishim frena, shkruan ShkodraNews. Pas disa përplasjeve në shkurre, mësuam të zgjidhnim problemin. Po, ne luftuam me shkurre, jo me makina!
5 – Ne dilnim për të luajtur me detyrimin e vetëm për t’u kthyer para perëndimit të diellit. Ne nuk kishim telefona celularë … kështu që askush nuk mund të na gjente…
6 – Shkolla zgjaste deri në drekë, pastaj shkonim në shtëpi për drekë me të gjithë familjen (po, madje edhe me babin).
7 – Ne jemi prerë, kemi thyer edhe ndonjë kockë, kemi humbur një dhëmb dhe askush nuk u ankua për këto aksidente. Faji nuk ishte i askujt, nëse jo i vetes sonë.
8 – Ne hanim biskota, bukë, vaj dhe kripë, bukë dhe gjalpë, pinim pije me sheqer dhe kurrë nuk kishim probleme me mbipeshë, sepse ishim gjithnjë duke luajtur …
9 – Ndanim një pije në katër … pinim nga e njëjta shishe dhe askush nuk vdiq prej kësaj.
10- Ne nuk kishim PlayStation, Nintendo, X Box, Video-lojëra, TV kabllor me 99 kanale, telefona personal celularë, kompjutera, chatrooms në internet …, shkruan ShkodraNews Ne kishim shumë miq në vend të këtyre.
11 – Po! Jashtë! Në botën mizore! Pa një kujdestar! Si e bëmë këtë? Ne luanim lojëra me shkopinj, ekipet formoheshin për të luajtur një lojë; jo të gjithë zgjidheshin për të luajtur dhe ata që nuk zgjidheshin nuk shkonin në psikolog për traumën.
12- Kishim liri, dështime, suksese, përgjegjësi … dhe mësuam t’i menaxhonim ato.
Pyetja kryesore atëherë është kjo: Si mbijetuam?