Gjykata nesër do të vendos për fatin e dosjes se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike.
Sot Tahiri me anë të disa fotove në rrjetet, tregon se si po e kalon ditën, duke ushtruar hipizmin.
Nga fotografitë duket se është shumë i relaskuar, dhe nuk e ka mendjen fare tek vendimi që do të marrë gjykata për të.
Vetëm një muaj më parë, Prokuroria ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të afateve të hetimit për Jaeld Çelën, ish-drejtues i Policisë në Vlorë, i cili gjithashtu është pjesë e dosjes.
Burime brenda mbrojtjes, thonë gjithashtu, se presin një zgjatje të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm.
Por gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda mund të kërkojë edhe dërgimin e çështjes në gjykim, ose pushimin e saj për mungesë provash.
Burime brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda, thonë për “Panorama” se të hënën do të ketë një veprim konkret lidhur me këtë dosje.