Pasi qytetarët nga të katra anët e vendit po vërshojnë në lumë kritikash për rritjen e çmimit dhe reduktimin e GB të paketave të internetit, një tjetër ankesë “bombë” vjen për shërbimin e “Vodafone Albania”.
Një qytetar, i cili për fat të keq nuk është i vetmi, thotë se gjatë natës edhe pse është klient i rregullt dhe besnik i kompanisë “Vodafone Albania” nuk merr sinjal celular.
Qytetari thotë se sinjali vjen në mëngjes dhe gjatë natës ai dhe familjarët e tij, edhe pse kanë paguar për shërbimet e telefonisë celulare të “Vodafone Albania”, nuk e marrin shërbimin.
“Kam nje prb tjeter jashte kesaj teme kam respekt per ju por u be dy jave dhe une dhe familja ime ne shtepi brenda nuk kemi fare sinjal, kjo me ka shqetesuar shume na ka humbur lidhja me te gjithe njerezit. DHe ne mengjes vjen sinjali se kuptoj ku qendron prb por keshtu nuk shtyhet me. Ju lutem me jepni nje shpjegim se me vjen keq te nderoj numerin. Flm”, ankohet qytetari, emrin e të cilit nuk po e publikojmë për arsye privatësie, por që redaksia e “ShkodraNews” e disponon bashkë me nënshkrimin në rrjete sociale të ankesës së tij.
Kujtojmë se këto ditë me qindra abonentë të “Vodafone Albania” po ankohen masivisht se kompania ka rritur çmimet e paketave të internetit dhe ka zvogëluar GB, çka edhe për klientët besnikë të kompanisë është diçka jo serioze që po rëndon xhepat e tyre.
Sipas tyre kompania celulare “Vodafone Albania” po abuzon në kurriz të konsumatorit shqiptar. /ShkodraNews