Sipas The New York Times kryeministri, Edi Rama është i sigurt në pushtet. Ndërsa në artikull shpjegohet se qeveria mbështet si nga Bashkimi Europian ashtu edhe nga SHBA.
Media prestigjoze The New York Times së fundmi i ka kushtuar një artikull protestave që po ndodhin në Ballkan.
The The Neë York Times shkruan se nga Bosnja në Serbi, madje edhe në Shqipëri, qytetarët kanë marrë rrugët për të protestuar ndaj një epidemie të pakënaqësisë.
Në fund të artikullit media amerikane fokusohet tek protesta në Shqipëri ku ndër të tjera thuhet se pavarësisht tubimeve kryeministri Rama ka mbështetjen e BE-së dhe Amerikës deh se pushteti i tij duket i sigurt.
“Në Shqipëri, protestuesit kanë organizuar tubime prej muajsh, madje ata kanë sulmuar Parlamentin ndërsa kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit, Edi Rama, të cilin ata e akuzojnë për korrupsion dhe manipulim të zgjedhjeve në vitin 2017. Megjithatë, z. Rama, i cili mbështetet nga të dyja palët, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duket i sigurt në pushtet.
Në Ballkan shpresohet se perspektiva e bashkimit me Evropën mund të përforcojë demokracitë e reja. Por me zyrtarët në Bruksel të zhytur në frenimin e kërcënimeve nga nacionalistët brenda bllokut, interesi kryesor i Bashkimit Evropian në Ballkan duket të jetë stabiliteti, madje edhe me çmimin e institucioneve demokratike” mbyllet shkrimi për Shqipërinë në The NewYork Times.