• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 30, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nga bashkitë te ministritë, pasuritë e shtetit në rrezik; KLSH prezanton listën e shkeljeve nga institucionet

October 30, 2025
in Aktualitet, Debat

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ditën e sotme ka prezantoi raportin vjetor 2024 në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare dhe Komisionit të Ekonomisë.

Kreu i KLSH ka listuar një sërë shkeljesh të identifikuara gjatë 159 auditimeve të kryera gjatë vitit të kaluar.

“KLSH gjatë vitit 2024 ka kryer 159 auditime në të gjitha hallkat e qeverisjes. Janë dhënë 4378 rekomandime, ku ishin 993 masa disiplinore, 66 masa administrative, 697 masa për efekte financiare. Është konstatuar mos regjistrim i plotë i pasurive, mungesë dokumentacioni për pasuritë e paluajtshme. Ka pasur probleme në regjistrimin e aktiveve, duke rritur rrezikun e tjetërsimit të pasurive”, tha Shehu.

Kreu i KLSH-së tha se probleme janë evidentuar edhe në disa bashki të vendit sidomos me detyrimet e prapambetura.

“Në disa bashki është konstatuar mungesë evidencash mbi detyrimet e prapambetura, mosllogaritje e kamatëvonesave, si dhe mosregjistrim i detyrimeve të njohura me vendim gjykate. Kjo krijon jo vetëm pasaktësi në pasqyrat financiare, por edhe rrezik real për rritje të detyrimeve në të ardhmen dhe përballje me penalitete të pajustifikueshme, si kosto shtesë buxhetore”, tha Shehu.

Sipas Shehut, institucionet qendrore e vendore vijojnë me problemin e largimeve të padrejta nga puna të punonjësve.

“U identifikuan problematika në administrimin e burimeve njerëzore kryesisht me largimet e padrejta nga puna”, tha ai.

Për të gjitha shkeljet e identifikuara janë bërë 13 kallëzime penale tha kreu i KLSH-së.

“KLSH ka referuar raste me elementë penalë tek organet e drejtësisë. Gjatë vitit 2024, KLSH ka dërguar 13 kallëzime penale, të cilat përfshijnë rastet ku auditimi zbuloi veprime ose mosveprime me shkelje të rënda të ligjit. Përveç kallëzimeve, KLSH ka përcjellë me kërkesë të organeve ligj zbatuese, edhe 35 materiale të tjera informuese për çështje që kërkojnë hetime të mëtejshme”, tha Shehu.

Ai tha në komision se një sërë shkeljesh janë konstatuar edhe në fushën e koncesioneve, të tilla si mungesë monitorimi të plotë të tyre, si dhe është identifikuar vijim me pagesat në koncesionet e shëndetësisë edhe pse nuk është përmbushur niveli i shërbimit të kontraktuar.

“Në fushën koncesioneve, janë konstatuar shkelje të kritereve të financimit, mangësi në monitorim dhe në vlerësimin e efekteve buxhetore afatgjata. Në disa raste është vijuar me pagesa për shërbime që nuk janë kryer, ose që janë kryer në vëllime më të ulëta se projeksioni. Fenomene të tilla janë vërejtur në kontrata të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, ku raportimi i shpenzimeve ka tejkaluar buxhetet e miratuara dhe detyrimet janë likuiduar në kundërshtim me përmbajtjen kontraktore, përfshirë edhe TVSH-në”, tha ai.

Gjithashtu, Shehu thekson se nga auditimet e kryera me fokus në Shëndetësi kanë zbuluar një sërë problemesh, sa i takon mungesës së inxhinierëve bio mjekësorë si dhe të kapaciteteve për të trajtuar pacientët me probleme të shëndetit mendor.

“Në sektorin e shëndetësisë, janë konstatuar problematika në menaxhimin dhe shpërndarjen e pajisjeve mjekësore, veçanërisht për shkak të mungesës se inxhinierëve bio – mjekësorë, në spitalet si QSUNT dhe Spitali i Traumës, duke sjellë varësi nga shërbimet e jashtme dhe kosto të larta dhe menaxhim të pasigurt të burimeve. Po ashtu shpërndarja e pajisjeve nuk përputhet me nevojat reale të popullsisë. Përkujdesja për pacientët me probleme të shëndetit mendor mbetet e pamjaftueshme. Auditimi evidentoi mungesën e një qasjeje, ndërsa spitalet psikiatrike përballen me mungesa serioze në kapacitetet e akomodimeve dhe shërbimeve”, tha Shehu.

Next Post

Europa po dështon! Richard Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

Një burrë që kaloi 43 vjet në burg para se dënimi i tij të përmbysej, tani përballet me deportim

FOTOLAJM/ Rosa mandarine femër fotografohet në ujrat shqiptare

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved