Shqipëria ka dhe dy finale të fundit përballë Moldavisë më 17 nëntor në transfertë dhe tri ditë më vonë me Ishujt Faroe në “Air Albania” për të shkuar në Europianin “Gjermani 2024”. Trajneri Silvinjo ka folur në konferencën për shtyp për këto dy përballje dhe gjithashtu për lojtarët e grumbulluar.
“Fillimisht, kemi dy finale, të rëndësishme. Vijmë këtu me 40 lojtarë të grumbulluar, këtë herë 24, hera e parë për Muçollin. Mihaj kishte një dëmtim dhe për fat të keq nuk mund të vinte, por jemi të mbuluar në atë pozicion. Sa i përket fazës ofensive kemi Cikalleshin dhe Dakun. Ne ndoshta kemi sulmues të dytë Uzunin e Seferi dhe një lojtar tjetër si i dytë, Çuni kishte një mundësi me ne me Bullgarinë, e kam provuar në krah, por ai nuk është lojtar i krahut, por në këtë moment kemi 3-4 lojtarë në zonë, Ndoshta mungojnë lojtarë krahu në mesfushë, ndaj morëm Muçollin. Jemi në dy ndeshje vendimtare për ne. Ato përcaktojnë të ardhmen tonë, në aspektin futbollsitik. Ne mendojmë se Muçolli është teknikisht i aftë të lëvizë topin, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë te Goteborgu. Nuk është një lojtar tranzicioni por teknik, menaxhon mirë ndeshjen. Ne do të gjejmë përballë skuadra të rreshtuara mirë. Kemi dy kundërshtarë që mbrohen mirë. Moldavia lejon pak hapësira, është e rëndësishme që të qarkullojmë mirë topin.
Nuk kemi frikë, preokupim gjithmonë. Kemi dy finale të rëndësishme, futbolli është shumë i vështirë. Jemi të ndërgjegjshëm që kemi dy finale të rëndësishme, vendimtare, duhet të përgatitemi mirë për të dyja. Kemi një ndeshje të vështirë me Moldavinë, lojtarët janë të karikuar, i kam dëgjuar. Enea doli nga lista por të tjerët janë gati, e dimë që duhet të përgatitemi mirë. Frikë kurrë, por të impenjuar në punë, që të përgatitim mirë këto ndeshje. Pjesa më e bukur e futbollit është ajo, kur shkon në fushë duhet përgatitur mirë. Duhet ti respektojmë të gjithë, në grup janë të gjithë në garë dhe duhet të hyjmë me forcë në ndeshje.
Mendoj se nuk duhet të ndryshojmë. Me të drejtë më kujtohet që tani bëhen llogaritë, por në futboll është e vështirë. Duhet të përgatitemi mirë të dyja, e drejtë që matematikisht luhet për një pikë, por është e pamundur që të hysh të luash për një pikë, është e pamundur. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë, jemi një skuadër me djersë, shpirt, zemër, që hyn në fushë me forcë. Ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë, Moldavia është në lojë dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë.
Modul ndryshe? Të dy ndeshjet janë të rëndësishme, e radhës është vendimtare, se jemi në kushte për t’u kualfikikuar. Moldavia është një ekip që në shtëpi apo transfertë janë të organizuar, shfrytëzojnë kundërsulmin, kanë lojtarë të mirë, janë të rreshtuar mirë, të organizuar për kundërsulm, e bëjnë mirë. Janë lojtarë me centimetra, janë të rrezikshëm në standarde. Duhet të përgatitim ndeshjen tonë, jemi organizuar, kemi tranzicionin dhe lojtarë teknikë. Por në nivel strategjik është ajo që kemi folur, ndeshja më pas luhet. Mund të vendoset gjithçka në 90 minuta, por është ndeshja më vendimtare e këtij grupi për ne.
Broja? Janë situata të ndryshme me Mihajn. Ne monitorojmë 56 lojtarë. Me 12 tetor Armando u kthye në Londër dhe nuk u grumbullua. Është lojtar i cili sot bën 11 muaj që kishte dëmtim të rëndë dhe ka kohë të riaftësohet, ai nuk është kthyer plotësisht, ka 11 muaj që nuk bën 90 minuta. Ai nuk ka luajtur në asnjë nga 4 ndeshjet në këtë muaj, ka kohë që të riaftësohet me ngadalësi. Enea Mihaj është i shëndetshëm, bëri 82 minuta, dukej një gjë jo serioze, por më pas u mësua se do të humbasë 3-4 javë. Armandos i duhet kohë, ngadalë-ngadalë duhet të kthehet. Zakonisht u ndodh lojtarëve me këtë dëmtim. Është një lojtar me kalibër të jashtëzakonshëm, por duhet të respektojmë shëndetin e tij që vjen para të gjithave.
Në këtë moment më kujtohet gjë tjetër. Pjesë e objektivit ishte të arrinim në nëntor me mundësinë e kualifikimit. Jemi këtu, e kemi një mundësi dhe ne me njerëzit, mbështetjen që na japin, jemi të lumtur deri këtu. Por objektivi është të shkojmë në Europian, objektivi është ai. Ne duhet të përqendrohemi në një objektiv që mund të jetë i rëndësishëm për të gjithë ne. Është një ëndërr që të gjithë e jetojnë, të gjithë prej 10 muajsh. Na mungon një pjesë e rëndësishme, po përgatitemi për një ndeshje të vështirë, të dyja janë të rëndësishme. Ishujt Faroe janë të vështira. Ndaj Polonisë e Çekisë ishte 0-0 deri në minutën e 70. Është e vështirë, moldavët janë në garë, kanë mundësitë të kalojnë dhe varen nga ato. Nuk mendoj se janë ndeshje të lehta.
E ardhmja ime? Jetojmë të gjithë bashkë një moment shumë të bukur, por e kujtoj gjithmonë që mungon një pjesë e rëndësishme. Por në mendjen tonë është ndeshja dhe nuk ia dalim të mendojmë për gjë tjetër. Ne duhet të bëjmë çdo sforco të rëndësishme që të shkojmë në Europian, që është e mirë për Federatën, lojtarët, vendin. Mendja është vetëm aty, pastaj jeta e trajnerit nuk është e thjeshtë, por janë gjëra që ndodhin, janë më vonë. Mendoj se mund të bëj si trajner. Mendja është këtu, jemi të lumtur, kemi mbështetjen e federatës e vendit. Kjo nuk të lejon të mendosh gjë tjetër. Kam qenë këtu 4 javë radhazi në fillim, më ka mundësuar që të shkoj edhe të takoj lojtarë që nuk ishin të gatshëm. Për të kuptuar gjithçka, mendja është këtu.
Çelësi i suksesit? Mendoj se vendimtare është se kur punohet në futboll, duhet të besojmë të gjithë, e para janë lojtarët, që vijnë dhe e mendojnë. Ndeshja e parë ishte transferta aspak e lehtë në Varshavë dhe kuptuan idenë e asaj që mund të bënin. Por merita është e të gjithëve, veçanërisht e lojtarëve që kuptuan idenë, dhanë këtë futboll me zemër dhe shpirt. Se nuk është vetëm sport se ata përfaqësojnë njerëzit, e kanë kuptuar menjëherë dhe jemi këtu se e kanë kuptuar dhe kanë mbështetjen e njerëzve.
Bajrami? Bajrami ishte në paniknë, nuk ka luajtur. Edhe herën e kaluar ka luajtur 23 minuta. Nedimi është në rregull, e kam dëgjuar, e monitorojmë, nuk ka probleme. Është e vështirë që kur është në pankinë, të bësh komente se ai ka trajner e staf. Por ai është mirë, i shëndetshëm dhe nesër do të bashkohet me ne.