Nga tre prokurorët që kanë pasur dosjen në dorë, dy prej tyre e kanë firmosur atë, ndërsa një prej prokurorëve nuk ka firmosur.
Mësohet se prokurori që nuk ka firmosur është Kolë Hysenaj. Hysenaj i cili nuk ka firmosur dosjen në ngarkim të Bashës nuk dihet nëse donte që të kishte më tepër akuza apo nuk donte që të ketë akuza ndaj liderit të opozitës.
Emri i Kolë Hysenaj është përmendur jo pak herë nga kryeministri Rama për shpërdorimen e dosjes “Babale”.
Në atë kohë, Hysenaj mbante detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Korçës dhe ndaj tij kishte një seri akuzash publike për përfshirjen në korrupsion. Sapo emri i tij u publikua në “listën e zezë” të Ramës,Kolë Hysenaj u shkarkua nga Prokurori i Përgjithshëm i asaj kohe.
Por asnjëherë nuk u mësuan arsyet e shkarkimit të Hysenajt nga posti i drejtuesit në Korçë.
Ai u kthye në Tiranë si prokuror i thjeshtë dhe, mesa duket, ka gjetur mënyrën se si të pastrojë “njollën e Partisë”.