Kryeminstrja finlandeze, Sana Marin është një nga emrat më të përfolur të ditëve të fundit në mediat botërore për shkak të videove që iu bënë virale në rrjet. Por kush është politikania finlandeze që nuk ka frikë të tregojë se është një person i thjeshtë edhe nëse mban titullin e kryeministres së një vendi.
Ajo ka lindur më 16 nëntor 1985 në Helsinki, ndërsa shtëpia që e ka njohur si të tillë deri në moshën 7-vjeçare ka qenë në lagjen Vesala. Nëna e saj la burrin alkoolik dhe u transferua në një qytet tjetër, Tampere, aty ku u rrit nga dy nëna, pasi nëna e saj u martua me një grua. Fëmijëria e saj nuk ishte e shtruar me petale trëndafili, shkruan Protothema.
Nuk ishin të pakta rastet kur në shkollë përjetonte refuzim për shkak se kishte prindër të dy personave të së njëjtës gjini. Paratë e para i fitoi në moshën 15-vjeçare kur punonte në një furrë buke, ndërsa shpërndante edhe fletëpalosje pas shkollës për të ndihmuar familjen.
Kur e kuptoi se vetëm nëpërmjet dijes mund të arrinte atë që besonte se meritonte, ajo kërkoi me forcë që mësuesit t’i jepnin rëndësinë e duhur. “Më mëso më mirë finlandishten”, kishte kërkuar urgjentisht nga një filolog, siç e kujton vetë.
Asnjëra nga dy nënat e saj, as ajo biologjike dhe as njerka, nuk kishte arsim universitar dhe nuk u interesuan kurrë për politikën. Por Sana studioi në Universitetin e Tampere dhe bëri një Master në Menaxhim.
Në universitet takoi dashurinë e jetës së saj, Markus Raikkonen me të cilin u martua në vitin 2020. Në vitin 2018 ata u bekuan me një vajzë, Emën.
E ndërsa nuk ishte angazhuar qëllimisht në sindikalizëm studentor, në vitin 2006 ajo u bashkua me Rininë e Partisë Socialdemokrate. Në vitin 2010, Sana u ngjit në postin e zëvendëspresidentit.
Sipërmarrja e saj e radhës ishin zgjedhjet komunale. Dështoi në vitin 2008, mirëpo doli me sukses në 2012. Në moshën 27 vjeçare ajo ishte anëtare e këshillit të qytetit në Tampere. Dhe presidente nga viti 2013 deri në vitin 2017.
Siç kanë treguar edhe sondazhet informale të mediave vendase, opinioni publik e sheh pozitivisht marrjen e kryeministres nga një grua kaq e re. Mungesa e përvojës, që e karakterizonte objektivisht, nuk u konsiderua si një disavantazh serioz – për më tepër, në perceptimin e qytetarëve, kjo kompensohej nga dinamizmi dhe “ajri i freskët” që Marin solli.
Kur mori detyrën ajo zgjodhi të mos qëndronte në Kesäranta, por në apartamentin që ndante me partnerin e saj Markus dhe vajzën e tyre Ema. Megjithatë, gjatë pandemisë u detyrua ta linte atë dhe të vendosej në rezidencën e kryeministrit.
PERIPECITË NË PUNË
Pak ditë pas marrjes së detyrës, ajo u vu në shënjestër të ministrit të Brendshëm të atëhershëm të Estonisë, Mart Helme , i ardhur nga ekstremi i djathtë. Helme e quajti atë një “shitëse të re” duke vënë në dyshim aftësinë e saj për të sunduar vendin.
Komentet e tij natyrshëm shkaktuan një krizë mini-diplomatike në marrëdhëniet me Finlandën, e cila me sa duket përfundoi me kërkimin e faljes së Talinit përmes kanaleve diplomatike.
Fotosesioni pa reçipeta që ndau Finlandën – Disa e panë pamjen e saj të pahijshme dhe të tjerë e mbështetën me foto të ngjashme.
Zgjedhja e saj për të pozuar për një kopertinë reviste e veshur me një xhaketë të hapur pa asnjë veshje nga brenda shkaktoi reagime të mëdha si dhe një valë të madhe mbështetjeje.
Rasti kur shkoi në një lokal në kohë pandemie
Në dhjetor 2021 në mes të koronavirusit ajo ishte përsëri në qendër të vëmendjes pasi një fundjavë vendosi të dilte e të pinte në një lokal dhe ndërsa kishte parë ka qenë në kontakt me ministrin e Jashtëm Peka Havisto, i cili ishte diagnostikuar me koronavirus.
Në një sondazh të realizuar nga rrjeti televiziv MTV3, dy të tretat e të anketuarve e quajtën daljen e saj një “gabim serioz”.
Bujë me kërcimin e çmendur të festës
Që nga e enjtja e kaluar, në internet po qarkullojnë video ku kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, është yll. Politikanja finlandeze duket se po argëtohet me miqtë e saj, duke shkaktuar reagime të shumta.
Është tregues fakti se opozita foli edhe për përdorimin e drogës, gjë që Sana Marin nuk e la pa përgjigje. Ajo shtoi gjithashtu se do të vazhdojë të jetojë si një “njeri normal”, ndërsa ka treguar se gjatë takimit të mëngjesit të partisë së saj ka marrë vetëm komente pozitive.
Siç përmendi edhe kryeministja e Finlandës, videot që tregojnë se ajo argëtohej si “adoleshente” janë private dhe janë filmuar javë më parë në një shtëpi private.
Kryeministrja e Finlandës ka mohuar se ka përdorur drogë në një festë ku ajo mori pjesë.