• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nga pagesa “cash” në “cryptomonedha”: Trafiku i lëndëve narkotike futet në epokën dixhitale për të fshehur gjurmët

October 16, 2025
in Kronike

Trafikantët e lëndëve narkotike po përdorin gjithmonë e më shumë pagesat me kriptomonedha ndërkohë që paralelisht po përdorin rrjetin Dark Web për aktivitetin e tyre në një tentativë për të humbur gjurmët.

Në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026-2030 nënvizohet se avancimi teknologjik së bashku me të mirat që sjell kur përdoret për aspektet pozitive ofron edhe mënyra më të sofistikuara për ata që e përdorin për aktivitete të jashtëligjshme.

“Kohët e fundit është identifikuar një trend rritës në përdorimin e kriptomonedhave për pagesa në tregun e lëndëve narkotike duke mundësuar në këtë mënyrë fshehjen e gjurmëve financiare si dhe përdorimi i rrjetit DarkWeb për të shpërndarë lëndët narkotike duke ruajtur në këtë mënyrë anonimitetin e shpërndarësve të këtyre lëndëve” thuhet në strategji.

Qeveria nënvizon gjithashtu se Shqipëria është një vend transit për lëndët e heroinës dhe kokainës dhe sasitë e destinuara për tregun e brendshëm janë të vogla. Qëllimi është dërgimi i saj drejt vendeve të BE-së.

“Sa i përket trafikimit të lëndëve narkotike, me përjashtim të lëndës së cannabis-it, ku Shqipëria është vend origjine, në kategoritë e tjera të lëndëve narkotike duke përmendur këtu lëndët e heroinës dhe kokainës, Shqipëria rezulton si vend tranzit. Sasitë e lëndëve narkotike të destinuara për tregun e brendshëm janë të vogla dhe pjesa më e madhe kalon tranzit nëpër territorin e Shqipërisë, me destinacion vendet e BE-së.

Në vitet e fundit, është zgjeruar aktiviteti i trafikimit të kokainës, e prodhuar në vendet e Amerikës së Jugut (Kolumbi, Ekuador dhe Brazil), e transportuar në rrugë detare drejt Portit Detar të Durrësit për të vijuar më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian” thuhet në strategji.

Strategjia sjell në vëmendje edhe format me të cilat këto fenomene mund të luftohen duke vënë theksin tek trajnimi i oficerëve, bashkëpunimi me agjencitë ndërkombëtare për të shkëmbyer informacion duke rritur kapacitetet për të goditur rrjetet kriminale./Monitor

Next Post

Gjykata australiane jep vendimin për Belina Pupën, reagon Elvis Pupa

Ish-prokurori: “Nesti Angoni” është shfaqur në SPAK për BKH-në! Plas lufta e brrylave brënda llojit me letra anonime

Kokaina mes bananeve: Gjykata e Durrësit pushoi dosjen për "Alba Exotic Fruit " dhe dy pronarët që i'u shkatërrua biznesi dhe bënë burg kot, kompanisë i'u hoq sekuestro!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved