Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidentin e Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan.
Rama e ka pritur me shtrëngime duarsh dhe përqafime presidentin turk, ndërsa pas fotos zyrtare të dy u drejtuan për tu ulur në këndin e zyrës së kryeministrit.
Në tavolinë ishin 3 flamuj: kuq e zi, ai turk dhe ai i bashkimit Europian. Nuk mund të mungojnë as lapsat me ngjyra apo kutija me bojrat e pikturave.
Pas takimit në Kryeministri, firmosjes së disa marrëveshjeve respektive mes dy vendeve dhe konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, presidenti Erdogan do të inaugurojë Xhaminë e Namazgjasë.