Nga sot Britania e Madhe do të udhëhiqet nga një grua. Liz Truss u shpall sot kryeministre e Britanisë së Madhe. Truss fitoi “betejën” ndaj kundërshtarit të saj Rishi Sunak.
Por kush është Liz Truss?
46-vjeçarja Liz Truss ka qenë ministre për punët e Jashtme në të kaluarën.
Truss mori detyrën e Ministrisë së Jashtme në shenjë mirënjohjeje për punën e mirë që bëri në Ministrinë e Tregtisë Ndërkombëtare.
Karriera e saj politike është pasuruar ndër vite me kontributet e saj në partinë konservatore.
Liz ka lindur më 26 korrik 1975. Ajo studioi në Universitetin e Oksfordit. Para politikës, ajo ka punuar si drejtore tregtare në Shell Oil and Gas Company përpara se të bëhej drejtore financiare në një kompani britanike të telekomunikacionit. Ajo është gruaja e parë konservatore që bëhet Sekretare e Jashtme.
Ndryshe nga shumica e politikanëve, Truss nuk ndoqi shkollën private. Ajo u rrit në një shtëpi “anti-Thatcherite” të krahut të majtë.
Prindërit e saj shpesh e çonin Lizën në demonstrata kundër vendosjes së raketave bërthamore në Evropë.
Liz Truss ka studiuar për politikë, filozofi dhe ekonomi në Oksford dhe punoi për kompaninë e naftës Shell. Truss është e martuar dhe ka dy vajza. Truss mbështet Liberal Demokratët dhe më pas iu bashkua kampit konservator. Shumë e krahasojnë Liz Truss me politikanen e hekur Margaret Theçer.