A ishte një plan strategjik i futbollistit apo një gabim që e cilëson si ngjarja më interesante e vitit?! Futbollisti Lumor Agbenyenu kishte një marrëveshje gojore me ekipin e njohur holandez, PSV. Por, mbrojtësi “ngatërroi” aeroplanin dhe në vend se të nisej për në Holandë, përfundoi për në Portugali.
Ai nënshkroi me ekipin e Sporting Lisbonës edhe pse kishte marrëveshje me ekipin e PSV-së. Madje ekipi holandez kishte lajmëruar mediat se futbollisti do të ateronte në aeroportin e Einthovenit gjatë ditës së nesërme (mërkurë), para se 21-vjeçari nga Gana, të nënshkruante me gjigantin portugez kontratë 4.5 vjeçare.