Lëvizja Socialiste për Integrim ngeli pa grup parlamentar pas dështimit të negociatave me Lulzim Bashën për t’i huazuar tri deputetë rezervë.
Fill pas këtyre zhvillimeve, burimet thonë se funksionarët e LSI-së kanë nisur bisedime intensive me Partinë Social Demokrate të udhëhequr në zgjedhje nga Tom Doshi.
PSD vjen në këtë sesion parlamentar me tri mandate të fituara gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, ndërkohë LSI vjen me 4 mandate.
Duke qenë se as njëra dhe as tjetra nuk formojnë dot grup parlamentar të vetin, për shkak se nuk kanë numrin e nevojshëm të mandateve, atëherë po shihet mundësia e bashkëpunimit mes tyre për të krijuar një grup parlamentar të përbashkët.
Tom Doshi la mandatin e deputetit pas zgjedhjeve elektorale të 25 prillit ku tha se do të përballet me akuzat në adresë të tij jashtë parlamentit. Ngelet për t’u parë në vijim nëse mes dy forcave politike do të ketë dakortësim./TemA