Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një status në rrjetin social facebook përsa i përket deklaratave të opozitës se vendi po mbetet pa Gjykatë të Lartë.
“Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda!”-shkruan kryeministri.
Statusi i Plotë:
“Po mbetemi pa gjykata të sipërme?
Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda!
Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë,rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.