Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas lajmit se SHÇBA ka nisur procedimin penal për dy zyrtarë të policisë në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Sipas juristit, ngjarja është shumë më e rëndë sesa i serviret opinionit publik. Ai bën thirrje që prokuroria të dalë nga skutat e psillëkut ku është zhytur dhe të hetojë në kompleks këtë krim terrori.
“Prokuroria te dale nga skutat e pisllekut dhe te hetoje ne kompleks kete krim terrori, duke perfshire ne investigim, organizatoret e terroristeve paramilitare te SMV-ve, vete keto struktura, suportuesit, nxitesit dhe frymezuesit e tyre.
Ngjarja eshte shume me e rende se sa serviret ne opinion dhe numri i veprave penale te konsumuara eshte i pabesueshem.
E gjithe siguria juridike dhe rendi kushtetues jane tronditur.”, shkruan Romeo Kara.