Një tjetër detaj shikues doli sot në mediat greke lidhur me krimin makabër ndaj familjes shqiptare në Andravida, Iliada të Pyrgos në Peloponez.
Autori i dyshuar S.V., 62 vjeç, bamor i Andravida, fqinjë me familjen Kloci, sipas hetimit, pasi ka vrarë katër personat, ka hapur një gropë për të zhdukur trupat.
Hetimi nxori se Armand Kloci nga Lushnja, 32 vjeç dhe gruaja e tij Marije Dosku 37 vjeç nga Librazhdi, u vranë me armë zjarri.
Kurse Aliu 3 vjeç dhe Edi 2 vjeç u mbytën me duar.
Shpëtoi vetëm Mihali 11 vjeçar, djali i Marijes nga martesa e saj e mëparshme me një burrë që jeton në Lutraki të Greqisë.
I mituri gjeti në shtëpi vëllanë e vogël Edi. Pa e kuptuar se kishte vdekur, e nxori në rrugë duke e mbajtur në krahë dhe kërkoi ndihmë. Pronari i një servisi makinash aty pranë kuptoi se vogëlushi kishte vdekur.
Kur mbërriti policia, pa fëmijën tjetër në oborr, të vdekur dhe aty pranë në një rimorkio makine, trupat e prindërve.
Autori kishte braktisur planin për ti futur të gjithë trupat, ndoshta ngaqë kishte ardhur fëmija që bëri zbulimin shokues.
Por ndërkohë, autori kishte hapur një gropë në një fushë në Ilia, pak kilometra nga banesa, ku kishte planifikuar të groposte katër viktimat.