Avokat Spartak Ngjela ka kërkuar dje që ashtu si ç’po ndodh me gjyqtarët, prokurorët dhe policët që po kalojnë në skanerin e vetingut, ashtu duhet të ndodhë edhe me kandidatët për zgjedhjet e 2021. Sipas tij lista finale për deputetë duhet të vetohet dhe kjo të bëhet me ligj.
“Të gjithë kandidatët për t’u zgjedhur deputetë, të cilët do të kërkojnë të marrin pjesë në garën zgjedhore të vitit 2021, duhet të vetohen. A do të miratohet ligji për vetingun e kandidatëve për deputetë? Ja kjo është pyetja kyç. Dhe pyetja e dytë që vjen menjëherë pas kësaj, është:
A do ta pranojë Rama këtë? Shenjat janë se nuk po dëshiron ta pranojë; dhe, për këtë, sipas zakonit të tij infantil, do të hidhet degë më degë që ta shtyjë sa më shumë në kohë, deri në prag të zgjedhjeve, sepse ai vetë del i zbuluar dhe nuk e kalon dot vetingun. Po në rast se e pranon? Atëherë nuk jemi përpara një a.buzimi nga ana e tij”, tha avokati.
Sipas avokatit vendi është në një fazë të rëndësishme në luftën ndaj të k.orruptuarve. Por sipas tij janë të shumtë ata që duan ta ndalin këtë luftë. “Ja, na duhet ta theksojmë hapur: kjo është periudha konkrete antik.orrupsion që Shqipëria e ka domosdoshmëri për të vijuar procedurën drejt Bashkimit Europian. Por, e gjithë kjo përpjekje shekullore e shqiptarëve po tentohet të bllokohet nga k.orrupsioni i lartë shtetëror që, pasi i ka v.jedhur shqiptarët, kërkon t’i lëre ata edhe pa atdhe.
Rama nuk do ta pranojë ligjin për vetingun e kandidatëve, por ai ligj tani rrjedh nga Kushtetuta. Kuptohet, nëse Rama nuk e pranon, Saliu dhe Rama do të bashkohen kundër ligjit të këtij vetingu. Po, ku e pyet më politika amerikane Saliun: përse ta dojë? Ajo ia tha hapur Saliut çfarë kishte për t’ia thënë kur, me dh.unë force politike, e shkuli nga çadra dhe e futi në Parlament, pikërisht për të votuar ligjin e parë të vetingut.
Dhe pastaj, po politika amerikane, duke iu përgjigjur marrëzisë së tij për dalje nga Parlamenti, e mbylli situatën në dy ditë, dhe i mobilizoi zëvendësuesit që erdhën më pas dhe e plotësuan Parlamentin”, ka vijuar avokati.