I ftuar në emisionin “A Show” në News 24, avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar aktualitetin politik. Përpara Adi Krastës, ai foli me bindje dhe tha se data e zgjedhjeve 30 qershori nuk lëviz, pasi një gjë të tillë e kërkojnë amerikanët.
“E mbrojnë amerikanët, nëse shkelet 30 qershori në Shqipëri fiton anarkia. Këta janë agurdhë ndaj shtetit, këtu është vend i tensionit të lartë për Ëashingtonin. Shteti është ky që është, ai që godet është opozita jashtë parlamentit, pra antishteti. Ata janë nonsens, nuk njohin ligjin”,- tha Ngjela.
E duke folur për opozitës, avokati shtoi se SHBA-të i kanë pralajmëruar edhe për dhunën. Ai shtoi më tej se opozita përfaqëson sot një lëvizje antiamerikane.
“SHBA ju tha hapur: Nëse do vazhdoni me dhunë do ju konsiderojmë organizata të dhunshme.. Janë dy statuse, e dhunshme dhe terroriste, që të dyja marrin block dhe nuk hyjnë dot në Perëndim. Opozita është një lëvizje antiamerikane. Prandaj them që 30 qershori nuk lëviz, se ndryshe në këtë vend fiton anarkizmi”
“Të dha një shtet, që ka qenë një nga padrejtësitë më të mëdha evropiane për sa i takon gjenocidit. Nuk ndërron data. Zgjedhjet i rrëzon populli. Pse do rrëzohet data? Pse ka ikë një parti. Nëse hapet ky precedent, atëherë s’do të këtë asnjëherë zgjedhje. Zgjedhjet zotëri janë populli “-tha ai./BalkanWeb“