Kuvendi i dha sot dritën jeshile ngritjes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili do të jetë organi përgjegjës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit.
Me vota maksimale, deputetët votuan në krye të institucionit më të rëndësishëm të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin, figurë e cila mori edhe pëlqimin e opozitës jashtë parlamentare.
Deputetët e pranishëm në seancë i dhanë besimin me 106 vota pro, Ilirjan Celibashit në postin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Ilirjan Celibashi vjen nga një eksperiencë vjen nga një eksperiencë e gjatë si jurist i spikatur dhe me adrministrimin e zgjedhjeve. Kujtojmë se ka drejtuar KQZ në periudhën 2001 – 2006, ku përgatiti dhe administroi Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2001 dhe 2005, si dhe Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të vitit 2003.
Në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, të 23 qershorit 2013, z. Celibashi u zgjodh deputet i Qarkut të Fierit, për Partinë Socialiste, ndërsa mori postimin e Ministrit të shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.Tashmë ai do të mbajë detyrën e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve me një mandat 7-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.
Komisioneri Shtetëror është organ monokratik me kompetenca kryesore, Drejtimin dhe dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë se administratës zgjedhore gjate zgjedhjeve dhe referendumeve. Emëron dhe shkarkon anëtarët e KZAZ-ve. Miraton shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet për Kuvendin dhe për këshillat vendore, si dhe jep mandatet për çdo deputet.
Struktura e KQZ-së e re përbëhet nga 3 organe drejtuese: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator me 5 anëtarë dhe mandat 5-vjeçar, si dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, gjithashtu me 5 anëtarë, por me mandat 9-vjeçar.
Lealba Pelingu është zgjedhur me 105 vota në postin e nënkomisionerit shtetëror të zgjedhjeve. Zonja Pelingu vjen nga radhët e PD-së, pasi ka mbajtur postin e drejteuses se departamentit antikorrupsion në Partinë Demokratike.
Emra të njohur gjithashtu janë miratuar edhe në përbërje të Komisionit të ri Zgjedhor, ndër to edhe avokati i njohur Ledio Braho. Kujtojmë se Braho ka bërë mbrojtjen e ish-deputetit Ervin Salianji në cështjen e njohur si dosja “Babale”.
Pjesë e listës së re përbërëse janë edhe Elvis Çefa ish-nën kryetar i KLD, si edhe Helga Vukaj , ish ministre e Financave në qeverinë teknike të 2017, e cila ka punuar për vite me radhë në administratën e lartë shtetërore, duke mbajtur poste nga më të ndryshmet.