Nikoll Lesi shkruan se sot duhej të kishte përplasje zike të “Astiri” dhe banorët e objekteve të paligjshme, duhej t’i përgjigjeshin dhunës me dhunë. Ai thotë se Basha i braktisi banorët e “Astirit.
Nikoll Lesi: Sot duhet të kishim luftë tek“Astiri”, po Basha i braktisi banorët. Fajin e ka dhe SHBA me BE.
“Ndodhi ajo që pritej. Rama e dha urdhërin nal që shtëpitë te “Astiri” të prishen me forcë. Realisht deri tani ka hezituar nga frika e opozitës dhe ndërkombëtarëve. Por për dreq dje dy nga ambasadat kryesore e mbështetën në aktin e tij të hapur antikushtetues në zgjedhjen e dy anëtarëve të gjykatës kushtetuese.
E pse të mos marrë zjarr kryeministri ndaj banorëve të Astirit?!
Edhe kryeopozitari Basha vazhdon “Rrugëtimin për Shqipërinë”, ndërsa siç e shkruan bukur analisti Andi Bejtja se “rruga e Bashës duhej të ishte sot të “rruga e Astirit”.
Nuk mbrohen banorët nga bandat e dhunës policore me dy apo tre deputetë të opozitës, por duhej lideri Basha dhe krejt populli opozitar që mbrëmë të ishin aty, kur u mor vesh se qindra forca policie rrethuan zonën për shembje të shtëpive.
Opozita duhej aty ballë për ballë, e dhunës me dhunë ti përgjigjej.
Ndaj kryeministri tregon dhembët me forcën e policisë”, shkruan Lesi.