Nikoll Lesi shkruan se Ilir Meta në parti, është më diktator edhe se Sali Berisha, ndërsa me Edi Ramën e Fatos Nanon as që krahasohet.
Sipas tij, me Ilir Metën sot është e vështirë të bashkëpunosh, pasi mitingu i 2 marsit e mori më qafë.
“Historia politike e këtyre 30 viteve njeh largime apo shkarkime të forta nga partitë kryesore politike në Shqipëri.
Në vend të parë radhitet Ilir Meta që ka larguar apo përjashtuar nga formacioni politik me shumë se sa Sali Berisha, Fatos Nano dhe Edi Rama.
Sali Berisha aty afër Metës ndodhet, i largoi në vitin 1992, por gjithsesi i ribashkoi prapë në vitin 2005.
Ndërsa Fatos Nano nuk ka larguar asnjeri, përkundrazi u dha pushtet edhe kundërshtarëve ne PS.
Ndërsa Edi Rama, përjashtuar Koço Kokëdhimës që synoi ti merrte partinë nga Jugu duke spostuar Gramoz Ruçin, me të tjerët ka gjetur ura bashkëpunimi e ndërveprimi.
Është paksa i dyshimtë rasti i Ditmir Bushatit, por ka informacione se ka ribashkim.
Ndërsa kampioni, ndonëse me një parti më te vogël se PD e PS, mbetet Ilir Meta.
Ja lista e emrave VIP, që prodhonin vota dhe publicitet, dikur në LSI, që i ka larguar, përjashtuar apo që presin radhën për “prerje” koke:
Sabit Brokaj, Fatos Klosi, Pëllumb Xhufi, Sokol Nako, Mustafa Muçi, Ndre Legisi, Brisilda Gjikondi, Sokol Axhemi, Spartak Braho, Ylli Manjani, Lefter Koka, Nasip Naco, Edmond Haxhinasto, Luan Rama, Sokol Dervishi, Robert Bitri, Shkëlqim Selami, Ralf Gjoni, Pëllumb Pipero, etj.
Kaq mjafton për të kuptuar se si mund të punohet e bashkëpunohet me Ilir Meten!
Ndaj kot nuk thonë në PS se nuk është më Meta i para vitit 2000, kur dëgjonte, pranonte diversitet apo kundërshti.
Tani kemi Ilir tjetër që e mori në qafë mitingu i 2 marsit 2020!”, shkruan ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ilir Metës, Nikoll Lesi.