Ne radhet e sistemit te drejtesise ne Shkoder te gjithe kane frike nga vettingu. Shkarkimet e diteve te fundit te prokurores se Apelit Shkoder si dhe te gjyqtareve te disa rretheve te vendit qe kaluan te paret siten e verifikimit te pasurise kane vene ne alarm togat e zeza. Ne dyert e gjykatave te kryeqendres se veriut nuk degjon diskutim tjeter vetem vettingun.
Por cfare pritet te ndodhe dhe cila eshte frika me e madhe e gjykatesve dhe prokuroreve te Shkodres. Burimet bejne me dije se ne diskutimet e ngushta te tyre pasuria mbetet shqetesimi me i madh pasi pjesa me e madhe e tyre nuk arrijne ta justifikojne. Prandaj nje pjese e prej tyre kane parashikuar te dorehiqen perpara se t’iu pergjigjen kritereve te ashpra qe ka ky ligj.
Te tjere kane shkuar edhe me tej duke bere gati kapercimin ne nje tjeter drejtim, per te mbetur brenda sistemit por si avokat. Nga te dhenat konfidenciale jane edhe emra te njohur qe deri me sot kane ushtruar kete profesion qe do ta anashkalojne filtrin e drejtesise se re.
Paradoksale te mendosh se deri ne cfare pike ka shkuar situata ne pallatin e drejtesise qe ka nisur te shembet pas lekundjeve te para nje reforme qe pritej prej vitesh e qe eshte vetem ne hapat e pare./ShkodraNews