Sot nis viti i ri akadamik për rreth 83 mijë studentë. Rreth 22 mijë prej studentëve hyjnë për herë të parë në auditoret e universitetit.
Viti i ri akademik nis edhe për 10 mijë pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm në universitete.
Këtë vit hapen 103 programe të reja studimi, 49 në profesional dhe 54 në bachelor.
Procesi i regjistrimit ka qenë i gjatë, me 3 etapa. Deri në datën 18 tetor vazhdon faza e tretë e regjistrimit.
Ndërkohë, sipas Minsitrisë së Arsimit, janë 17 programe në rrezik. Që të mbyllet një program, duhet që të mos ketë asnjë kuotë për 2 vite rresht. Këto 17 programe janë në vitin e tyre të parë me 0 studentë.