• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, October 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nisin seancat gjyqësore për Saimir Tahirin, Apeli i Posaçëm më 29 dhjetor mban seancën e parë për ish-ministrin

December 11, 2021
in Aktualitet

Rikthehen seancat gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Dosja e ish-ministrit, e cila ndodhet tashmë në duart e Apelit të Posaçëm, do të nisë rishqyrtimin më 20 dhjetor të këtij viti, në orën 09:00.

Ndërkohë, procesi ende pa nisur, ka hasur në probleme, për shkak të dorëheqjes së dy anëtarëve të trupës gjykuese. Kështu, çështja do të kryesohej nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila vendosi të heqë dorë, ashtu siç ka vendosur të dorëhiqet edhe gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

Tashmë, pritet që KLGJ të delegojë anëtarin e tretë për të plotësuar trupën gjykuese. Ndërkohë, kujtojmë se më 25 nëntor dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë Jaeld Çela, u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Gjykata e Lartë mori më 28 shtator vendimin për të rikthyer çështjen për Tahirin në apelin e GJKKO me trupë tjetër gjykuese, duke rrëzuar kërkesën e SPAK për rigjykim në shkallë të parë. Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i Posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë.

Më pas ish-ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale, “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij. Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Mojsi Habilaj, i arrestuar dhe në gjykim në Itali.

Next Post

Komisioni i Venecias vendos pro zgjatjes së mandateve të vetingut: Janë zbatuar kriteret, shtyrja është në përputhje me standardet

President i "rrëshkitur"! Meta i akuzon për rritje të trafiqeve me skaf...drejt Turqisë: Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza: Rezultate të shkëlqyera në luftën antikanabisit!

Si u kap në Turqi 100 mln lira drogë e dyshuar si e prodhuar në Shqipëri?! Mbi 200 forca nga toka, deti dhe ajri gjatë aksioni për arrestimi i tre trafikantëve turq!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved