Një 29-vjeçare nga Shqipëria ka ndërruar jetë pas një muaji e shtruar në spital në Itali.
Floriana Skenda nënë e dy djemve iu nënshtrua një operacioni në datën 29 qershor në spitaline Fidenzas pas një sëmundje inflamatore. Por që prej asaj dite, për nënën shqiptare filluan peripecitë që i kushtuan jetën.
29-vjeçarja iu nënshtura edhe dy operacioneve të tjera dhe qëndroi e shtruar në spitalin Vaio. Sot zemra e saj pushoi së rrahuri.
Floriana Skenda jetonte me bashkëshortin dhe dy djemtë në Fontevivo. E lindur në Shqipëri, ajo kishte shkuar në Itali në moshën 7-vjeçare.
Autoritetet italiane kanë sekuestruar kartelat mjekësore në të dyja spitalet dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e vdekjes. Rezultatet e autopsisë pritet të dalin pas rreth një jave.