Sali Berisha ka deklaruar këtë të enjte, se rusët e Gazprom kanë dashur ta blejnë me shuma përrallore, por ai ka refuzuar duke treguar edhe njëherë karakterin patriotik, si dhe sa e do Amerikën dhe Europën, që i paska shpëtuar nga gazi rus.
Delirant vazhdon të përrallisi lartë e poshtë broçkulla nga më të paimagjinueshme, për trimërit e bëmat e tij të cilat kanë marrë damkën e zezë të SHBA-së .
“Gazsjellësi transatlantik ka transportuar sot dhjetë milion ton e para të gazit në Itali. Ky është gazsjellësi i Evropës pa gazin rus.
Ja deklarata e tij:
“Një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non grata. I them mafies së George Sorosit, se vetëm për TAP-in, Sali Berishës i janë propozuar shumat më përrrallore që mund t’i imagjinojë kush.
Por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit të tij dhe interesave të Bashkimit Evropian, pasi isha i bindur se një dar gazi nga veriu dhe jugu ishte gjëja më e keqe për Shqipërinë dhe Evropën.
Më janë ofruar nga Gazprom”, tha Berisha.
Është një arritje e madhe për Evropën, arritje në të cilën Shqipëria dhe qeveria që unë kryesova luajti një rol përcaktues pas Azerbajxhanit dhe presidentit të atij vendi. Për të patur rolin përcaktues të Shqipërisë, TAP-i mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, territor në të cilën gazi rus nuk mund të kalonte.
Rreth kësaj aksiome u zhvillua një aktivitet intensiv diplomatik disavjeçar. U bënë përpjeke për ta sabotuar, pasi gjithçka bëhej që korridorin e jugut ta kapte Rusia”, tha deliranti Berisha që as nuk e ka pyetur kush per TAP që ishte një rrugue tranzite nga Shqipëria dhe nuk ka asnjë ndikim në ekonomin shqiptare që gazi ka zero përqindje përdorimi. /Ekskluzive.al