Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se përfaqësuesit e PD-së dhe PS-së në Kuvend janë në nivelin më mediokër të shqiptarëve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi se niveli i deputetëve është në nivelin e kamarierëve, por për këto të fundit tha se dinë 6 gjuhë.
“Shqiptarët nuk meritojnë ata parlamentarë apo atë parlament. Ajo që unë mund të them është se përfaqësuesit e PS dhe PD-së janë nën nivelin më mediokër të shqiptarëve. Do thosha që niveli i tyre nuk është as në nivelin as të kamarierëve. Nëse shkoni në baret shqiptare, kamarierët shqiptarë flasin 6 gjuhë të huaja, shërbejnë shumë mirë dhe kanë një nivel etike shumë të lartë sesa deputetët pijanec të opozitës shqiptare”- tha ai.
Spahiu është shprehur se Edi Rama, lutet që ditën e nesërme në protestë të ketë dhunë.
Aitheksoi se Ramën nuk e rrëzon thyerja e xhamave ndërsa shtoi se kryedemokrati Sali Berisha nuk mund të largojë kryeministrin kur nuk ka hequr dot Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.
“Rama lutet sot në Kishë ose në xhami që të ketë dhunë sepse dëshiron që ta demaskojë. Rama ia ka hequr mundësinë opozitës që të demostrojë forcë. Forca e opozitës nuk është thyerja e xhamave, hedhja e domateve apo e specave, as te e bojës për ta bërë pis godinën. Rama ka bojaxhi me shumicë,
Nuk e rrëzon duke ia nxirë muret me topa të zi apo me zarzavate. Një lider që nuk heq dot Gaz Bardhin dhe Alibeajn nuk mund të heqë dot Edi Ramën”.