Juan Orlando Hernández, ish-presidenti i Hondurasit, është shpallur fajtor për akuzat e trafikut të drogës në një gjykatë federale amerikane.
Hernández u dënua këtë të premte me burgim të përjetshëm, për komplot për të importuar kokainë në SHBA dhe për posedim të armatime, duke përfshirë mitralozë.
Prokurorët thanë se ish-presidenti drejtoi Hondurasin si një “narko-shtet”, duke mbrojtur dhe pranuar ryshfet nga trafikantët e drogës.
55-vjeçari mohoi akuzat dhe tha se është i pafajshëm në këtë rast. Ai u dënua nga një juri në një gjykatë federale të Manhatanit pas rreth dy ditësh diskutime.
Hernández ishte president i Hondurasit nga 2014 deri në 2022, duke shërbyer për dy mandate radhazi.
Ai fillimisht kandidoi si një kandidat për rendin dhe ligjin, i cili premtoi se do të trajtonte çështjen e krimit të lidhur me drogën në vend.
Në vend të kësaj, prokurorët e akuzuan atë për partneritet me “disa nga trafikantët më të frytshëm të narkotikëve në botë për të ndërtuar një perandori të korruptuar dhe brutalisht të dhunshme bazuar në trafikun e paligjshëm të tonëve kokainë në Shtetet e Bashkuara”.
Tre muaj pas largimit nga detyra, ai u ekstradua në Nju Jork dhe u arrestua në prill 2022 për t’u përballur me akuzat federale në SHBA.