• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, January 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Një hartë e “miqve dhe armiqve” të Edi Ramës në Amerikë

January 19, 2026
in Blog

Nga Dritan Hila

Ka kaluar një vit nga instalimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, por Edi Ramës nuk i janë lëkundur pozitat në Uashington. Përkundrazi! Kjo natyrisht është zhgënjim për demokratët të cilët mesa duket e kanë ngatërruar MAGA-n me demokratët e Laçit dhe Mamurrasit me të cilët dikur Berisha krenohej se mund ta përmbyste Fatos Nanon brenda ditës. Mbase prisnin që në mos Delta Force, të paktën militantët e QAnon që ia mësynë dikur Capitol Hillit, të vinin në Tiranë dhe përzinin Ramën.

Mirëpo sot, pas një viti, duket se Rama është më mirë sesa me demokratët e Biden. Dhe kjo e ka shpjegimin, nisur edhe nga harta e Uashingtonit.

Miqtë e Ramës ndodhen në Shtëpinë e Bardhë. Jared Kushner, është kanali direkt i Ramës. Nëse dikur Aleks Soros bënte telefonin e prishur, sot Kushner dhe Ivanka janë ambasadorët e tij në Zyrën Ovale. Aq më tepër është rritur valenca e Ramës, kur llogarit se Vuçiç u tregua i dobët duke iu rrëzuar investimi i Kushner në Beograd. Kurse Zvërneci dhe Sazani po përparon.

Kushner është gjithashtu përfaqësues i lobit të fuqishëm hebre në Uashington.

Si një perandori e tejshtrirë, në Uashington ekziston edhe pesha e aparateve, ajo që Trump e quan Deep State. Përfaqësues i tyre është Marco Rubio, dikur një kundërshtar i Trump. Këta nuk janë as simpatizantë dhe as armiq të Ramës. Janë teknicienë që bëjnë llogaritë e perandorisë. Dhe për ta Rama është një aset që siguron stabilitet dhe nuk ndërhyn në punët e fqinjëve kur këtë nuk ia kërkojnë amerikanët. Kosova dhe Maqedonia janë shembull. Sigurisht që ka probleme konsumi, por këto nuk janë problem i amerikanëve por i PR të Ramës. Për më shumë është i vlefshëm pasi nuk kundërshton asnjë kërkesë të SHBA.

Një rrymë tjetër janë NeoCon, këta janë partizanët e goditjes preventive Kinës dhe Rusisë. Janë lojtarë që luajnë në fusha të mëdha dhe jo me porta të vogla.

Gjithsesi amerikanët përveç interesave të pastra kanë edhe problemet e makiazhit. Kanë kujdesin që ai që përfaqëson interesat e tyre të ketë një vello pëlqyeshmërie. Dhe Berisha nuk është aspak i tillë. I konsumuar në politike dhe moshë, nuk është kali që mund të vesh bast, jo për një kampionat por as për një garë. Paratë e shpenzuara për lobim janë thjesht një bast i humbur. Perandoritë nuk funksionojnë si kioska. Ndaj djemtë e PD që sorollaten rrugëve të Uashingtonit dhe ngrenë teori komplotistë me Soros, bëjnë mirë të ndërrojnë karrocë.

Next Post

Tarifë 1 mld $ për anëtarsim të përhershëm te “Bordi i Paqes”! Tërhiqet Tony Blair, nuk bie dakord as Carney

FOTOLAJM/ Sa në sallë edhe në shesh! Sot protesta paradhënie për "rrëzimin" e Ramës ... 40 vetë që vijnë vërdall si qeni pas bishtit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved