Ka ndërruar jetë aktori i njohur i humorit Fadil Hasa. Hasa 75-vjeç mësohet Fadil Hasa është larguar nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri. Homazhet pritet të zhvillohen nesër në qytetin e Durrësit në orën 10-11.
Nuk ka njëri në Durrës që mos t’a njohë Fadil Hasën. Rolet e tij duket se kanë shënjuar historine e humorit jo vetëm durrsak, por mbare shqiptar, atij humori që të bënte të qeshje me gjithë shpirt e madje në shume raste të qajë me notat realiste.
Gjate karrieres ka fituar shume tituj dhe vleresime, qe nga “Artist i Merituar” e deri te kater here aktori me i mire i humorit, por çmimi i fundit eshte ai qe i ka mbetur veçanerisht ne mend.
Ka pothuajse 30 vite ne skene. Nuk mund te veçojmë asnje rol si me te mirin, sepse te gjithe kane qene të vecantë.
Ne mendjen e publikut do te mbeten rolet e tij tek “Dajrja”, skeçi “Sheqeri”, tekniku i lavatrices apo tek filmi babi i Mao Ce Dun.
Barsaletat ishin dhe do mbeten specialiteti i i paharruar iFadilit.
Ndarja nga jeta e tij është një humbje për skenën e humorit Durrësak dhe atë mbarë shqiptarë/Ekskluzive.al