Policia e Shtetit njofton që po vijon kërkimet për një qytetar të z.hdukur pranë fshatit Shkallë, Mat, në një zonë pranë lumit, dhe pranë shtratit të Rrugës së Arbërit, zonë punimesh.
Shtetasi i z.hdukur quhet Agim Meta, 43 vjeç, i shpallur në kërkim nga familja më datë 19 Qershor 2019. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sipas burimeve të Policisë së Shtetit.
Në vendin ku mendohet se mund të jetë z.hdukur shtetasi Meta, ka aktualisht një erë të fortë, që po vonon hetimet. Pritet grupi hetimor të mbërrijë në zonë dhe të ndjekë nga afër ngjarjen.
Burime nga fshati Shkallë tregojnë se Agimi është parë herën e fundit të dalë nga një klub i zonës, rreth orës 22.30 të mbrëmjes së të hënës data 18 Qershor, në gjendje pak të pirë.
Nuk dihen akoma rrethana të tjera të ngjarjes.