Numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani është rritur për ditën e pestë me radhë, në kohën kur qeveria po diskuton për zbutjen e masave. Qasja e qeverisë gjermane për shpërthimin, duke përsëritur testimin masiv në të gjithë vendin, u vlerësua gjerësisht nga organizatat shëndetësore, shkruan “Daily Mail”.
Të enjten, Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se vendi do të rihapë hapësirat sociale, si muzetë dhe kopshtin zoologjik dhe se komunitetet fetare mund të jenë në gjendje të kryejnë përsëri shërbime.
Që nga 26 prilli, niveli i të infektuarve në Gjermani është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Numri i të prekurve nga koronavirusi është mbi 163 mijë, ndërsa viktima regjistrohet 6640.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se do t’i rishikojë masat javën e ardhshme.