Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga një prej atraksioneve historike. Ura e Mesit në Shkodër mbetet një nga më të frekuentuarat nga turistët e huaj dhe vendas.
Shqipëria ka pasur një numër të lartë të vizitorëve, edhe gjatë vjeshtës, duke e kthyer në një destinacion të preferuar.
“MIRËMËNGJES dhe nga Ura e Mesit e Rilindur në Shkodër, një nga atraksionet historike që vijon të mbetet një nga më të frekuentuarat nga turistët, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama.