Nga: Mero Baze
Një president, kur komunikon publikisht, (dhe kjo është një nga të drejtat më të ligjëruara të tij, në kushtetutë), flet për popullin dhe shpjegon thjeshtë disa parime që e kanë shtyrë të bëj një akt dhe nuk tregon shkresa. Shkresa tregojnë gazetarët, ose burokratët.
Por megjithatë më e vështirë është të kuptosh shkresën se sa të kuptosh se çfarë do Ilir Meta .
Perceptimi I parë pasi përfundon leximin e letrës, është se Ilir Meta po përpiqet të bllokoj politikisht dhe jo teknikisht siç pretendon, negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për paktin detar. Është përpjekur të justifikohet për këtë me xhepa ligjor dhe interpretime kushtetuese, por kjo ka pak rëndësi. I vetmi shpjegim bindës, I qartë dhe I lexueshëm është ai politik.
Të gjithë ata që nxitojnë të thonë se Ilir Meta po bllokon negociatat për të rënduar pozitat e Edi Ramës nxitohen edhe pse Meta do të donte ta bënte këtë. Sfida e vërtet e Edi Ramës, dhe pesha e kryqit mbi të, janë negocitat dhe jo bllokimi I negociatave.
Por bllokimi I negociatave dhe mos arritja e një pakti të ri detar me Greqinë, është interes madhor I Sali Berishës. Tërbimi që ka kapur atë nga zhbllokimi I raporteve me Greqinë dhe tërheqja e grekëve nga marrëveshja me Berishën dhe vullneti për të lidhur një marrëveshje të re, janë praktikisht ndëshkimi real historik I tij. Përtej kasandrave që përpiqen të helmojnë atmosferën, Berisha e ka llogarinë me historinë, dhe nëse një marrëveshje e re, I rikthen Shqipërisë qoftë dhe një metër katrorë më shumë se sa ajo që ka firmosur Berisha, është një mallkim për të dhe ata që e mbështetën atë marrëveshje.
Në fakt kjo marrëveshje sipas parimeve që po ndërtohet, do të kthej shumë më tepër, por politikisht për berishët, ka rëndësi dhe një metër katror më shumë.
Është kjo arsyeja, që ka vënë në veprim Presidentin Ilir Meta dhe është I vetmi shpjegim politik se është një akt që synon të shpëtoj faqen e zezë të Sali Berishës.
Nuk është betejë kundër Edi Ramës, por përpjekje që Edi Rama të mos hyj në këtë betejë. Edi Rama ende nuk ka hyrë në betejë finale për negociatat dhe nuk ka ende ndonjë ngarkesë për to. Për më tepër ndërhyrja e Ilir Metës vetëm sa ja lehtëson punën, pasi ja vështirson rrugën politikisht, një kundërshtar I besueshëm.
Problemi i parë është të mos ribëhen negociatat që të mos të bëhet ai krahasimi I tmershëm me marrëveshjen e Sali Berishës.
Por politikisht ka dhe një arsye të dytë. Bllokimi I negociatave me Greqinë, ose së paku vonimi I tyre duke dështuar vizitën e kryeministrit Cipras dhe mos nënshkrimin e paktit para hapjes së negociatave më Brukselin, janë një shpresë, që Greqia do të na bllokoj në Bruksel dhe kështu Presideti duket dhe “patriot”, edhe kryetar opozite.
Por dhe kjo nuk është se dëmton, Edi Ramën, por është një shërbim për opozitën.
I vetmi siklet në letrën e Ilir Metës është se duke lehtësuar Edi Ramën nga beteja me Greqinë dhe duke I vënë gjoksin kësaj beteje, është në pozicion të vështirë me Greqinë, si politikani më I vlerësuar shqiptar në Athinë dhe i vetmi politikan I lart shqiptar, I dekoruar me “Kryqin e Artë” të Greqisë nga parlamenti grek. Gjithkush mund ta vëj re përpjekjen e tij në fund të letrës, që Greqia të mos ja marr për ters këtë që po bën se “ashtu e ka një hall” këtu brenda. Është një qëndrim jopropocional, mes frikës që shfaq nga reaksioni I mundshëm I palës greke dhe arrogances që shfaq ndaj qeverisë shqiptare.
Pra e gjitha që po bën Preisdenti, është ajo që do bënte çdo opozitar që I dhimbset Sali Berisha nëse del keq nga kjo histori dhe po ajo që do të bënte çdo opozitar po të kishte një gjë në dorë të bllokonte negociatat me Bashkimin Evropian duke tërbuar një vend anëtar të BE. Është thjeshtë qëndrim politik. Teknikisht I vetmi siklet real për Edi Ramën, do të ishte nëse i jepte plotfuqishmërinë për negociatat dhe ti thoshte po humbe një pëllmb më tepër nga aq sa kemi pasur nga Marrëveshja e Berishës të shkarkoj, nëse na kthen një metër më shumë të dekoroj. Kjo do ishte vërtet sfidë për Edi Ramën. Ai nuk po ja bënë këtë. As ka ndëmrend me sa duket, të vërë në pozitë të vështirë Edi Ramën në këtë histori. Përkundrazi po ja lehtësn punët, pasi duket se ka një hall shumë më të madh. Të mbroj “nderin e humbur” të Sali Berishës.